Futbollisti Brazilian, Dani Alves, është arrestuar në Barcelonë nën dyshimet për sulm seksual në një klub nate.
Një grua e ka raportuar mbrojtësin 39-vjeçar më 30 dhjetor të vitit të kaluar se e kishte sulmuar seksualisht në një klub nate.
Ndërkaq, Alvesi shkoi në stacionin policor në Mossos D’Esquadra në Barcelonë të premten, për të dëshmuar kundër këtyre supozimeve.
“Nuk e di kush është ajo zonja. Ju shkoni në tualet dhe nuk pyesni se kush është aty. Unë kurrë nuk e kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do t’ia bëj këtë me një grua apo vajzë? Jo, për Zotin!”, ka thënë Alvesi.