Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar një person për lëndim trupor në rrugën “Besim Rexhepi”, në këtë qytet, shkruan Express.
Sipas policisë, i dyshuari, F.M 19 vjeç, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore, E.M 20 vjeç, pas një mosmarrëveshje.
Viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për të marrë ndihmë mjekësore.
“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.M (M.K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore personit tjetër me inicialet E.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari pasi është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, është intervistuar nga hetuesit policor, ndërsa Prokuroria Themelore ka vendosur që ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’”