Policia e Kosovës sot në orët e para të ditës ka arrestuar dy persona në veri të Mitrovicës për tentim vjedhje.
Të dyshuarit kishin thyer xhamat e disa kioskave në tregun te ura kryesore, rruga “Kollashini” në veri të Mitrovicës.
“Me datë 11.04.2023 rreth orës 01:48, pas mesnatës, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe angazhimeve të saj ligjore në ruajtjen e sigurisë, ka pranuar informatën se në tregun te ura kryesore, rruga “Kollashini” Mitrovicë veri, dy persona të dyshuar janë duke thyer xhamat e disa kioskave, menjëherë patrulla policore në detyrë nga stacioni policor Mitrovicë veriu ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në lokacionin e raportuar, aty janë vërejtur dy personat e dyshuar, mirëpo të njëjtit sapo kanë parë policinë kanë arritur të ikin/ largohen me shpejtësi nga ai lokacion. Zyrtarët policor në funksion të parandalimit të vjedhjes dhe arrestimit të personave të dyshuar kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar dhe pas një pune të mirë profesionale kanë arritur që rreth orës 02:30, t’i ndalojnë dy të dyshuarit në rrugën “Kral Petri””, ka njoftuar Policia.
Dy personat e arrestuar m/serb me iniciale (A. R. dhe L. V.), janë shoqëruar dhe janë dërguar në Stacionin Policor veri të Mitrovicës.
Policia ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar i cili ka njoftuar edhe Prokurorin kompetent.
Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore./21Media