Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë shit-blerje të substancave narkotike.
PK-ja në raportin e saj të përditshëm, shton se, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar 1.42 gramë substanca të dyshuara narkotike-heroinë, shkruan lajmi.net.
Tutje, shtohet se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“POSEDIMI, SHITJA BLERJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE. Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 01.07.2022 – 11:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit janë duke bërë shit-blerje të substancave narkotike të llojit heroinë. Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të njërit nga të dyshuarit (si shitës) kanë gjetur dhe konfiskuar 1.42 gramë substanca të dyshuara narkotike-heroinë dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.