Një ngjarje tejet e rëndë është raportuar të ketë ndodhur së fundi në Pejë.
Disa infermiere kanë përdorur dhunë fizike ndaj një të moshuare që gjendej në një shtëpi të të moshuarve në këtë komunë.
Një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale tregon qartë dhunën e përdorur ndaj kësaj gruaje, e që është tejet shqetësuese.
Në lidhje me këtë rast tashmë kanë reaguar organet e rendit, të cilët kanë arrestuar dy të dyshuara nga ky rast.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Janë arrestuar dy të dyshuara në këtë rast. Personi i dyshimtë po ashtu edhe motra përgjegjëse e cila nuk e ka raportuar rastin. Pra janë dy të arrestuara”,tha Gashi./