Tre zyrtarë mjekësorë janë arrestuar nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.
Sipas policisë, ata dyshohet se kanë lëshuar raporte mjekësore pa kryer analiza laboratorike fare.
Të tre, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/ Vushtrri (NN) 15.06.2022 – 15:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar zyrtar mjekësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke lëshuar raporte mjekësore pa kryer analiza laboratorike fare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.