Arbnor Morina nuk mund të drejtojë Ferizajn nga stoli në dy ndeshjet e radhës të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Këtë vendim e ka marrë Komisioni Disiplinor i FFK-së, pasi Morina kishte ofenduar gjyqtarin kryesor ndaj Dritës në xhiron e katërt (1-1), shkruan Demokracia.com.
“Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen zyrtare të FFK-së.