Kosova U20 për dy javë janë përgatitur në Gjakovë.
Vashat e Kosovës do të garojnë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Për përgatitjet e Kosovës ka folur basketbollistja e talentuar Arba Hashani.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Prej ditës së parë jemi munduar të japim maksimumin. Jemi të bashkuara dhe atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë. E dimë rëndësinë e këtyre garave dhe jemi munduar të përgatitemi sa më mirë”, është shprehur Hashani për faqen zyrtare të FBK-së, transmeton lajmi.net.
Dardanet janë në grup me Maqedoninë Veriore, Kroacinë, Malin e Zi dhe Rumani.
“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjeve dhe jemi të gatshme të përfaqësojmë vendin sa më denjësisht në garat ndërkombëtare. Shpresoj se do të zhvillojmë ndeshje të mira dhe të arrijmë rezultate pozitive”, ka shtuar tutje Hashani.
Kampionati mbahet nga 9 deri më 17 korrik.
Ndeshjen e parë Kosova do ta ketë ndaj Maqedonisë Veriore, që zhvillohet të shtunën nga ora 18:45.