Butrint Imeri ka njoftuar se për shkaqe teknike është obliguar ta anulojë koncertin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Koncerti pritej të mbahej të mërkurën mbrëma.
Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë këngëtari me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke paralajmëruar se do të ketë një datë të rë për koncert të kësaj natyre.
“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror”, ka shkruar artisti kosovar në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i tij:
Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror.
Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë.
Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkēpunim.
Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm!