Pierre Koshar, ambasador i Francës në Beograd, ka deklaruar se perëndimi dëshiron t’i jap dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi.
Ai nuk ka zbuluar elemente të planit franko-gjerman, meqë dokumenti është konfidencial.
“Presidenti Vuçiq tha se ai dokument është konfidencial, nuk mund të flasim për detaje, por ai dokument ka një qëllim. Dhe ai është të tejkalohet dhe të tejkalohet konflikti që ka vite që po vazhdon. Ne duam t’i japim një dinamikë të re dialogut, normalizimi i Beogradit dhe Prishtinës është qëllimi dhe ne duam ta përshpejtojmë atë”, tha Koshar për Prva.
Nëpër media po raportohet se dialogu Kosovë-Serbi po hynë në fazë të re dhe synohet një marrëveshje në mes dy shteteve.