Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka vizituar komunën e Shtërpces.
Hovenier është pritur nga kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq.
Ambasadori Hovenier tha se ishte i nderuar të takojë kryetarin Jevtiq dhe të shoh punën e ndërmarrësisë kosovare në Sharr.
“Vizitë e mrekullueshme në Shtërpcë sot, një komunitet që reflekton diversitetin multi-etnik të Kosovës. I nderuar ta takoj kryetarin Jevtiq dhe t’i dëgjoj shqetësimet e tij si dhe ta shoh punën e ndërmarrësisë kosovare në rajonin e Sharrit”, ka thënë ai.