Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet pezulluar vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa së paku për një vit dhe se Kosova e Serbia duhet zgjidhur çështjet më të rëndësishme, raporton televizioni serb “N1”.
“Rajoni ka nevojë për qetësim”, ka thënë Hill gjatë një vizite në Institutin për Gjenetikën molekulare dhe gjenetikën inxhinierike. “Është e nevojshme të zgjidhen problemet më afatgjate, që serbët në Kosovë ta dinë se si do të duket jeta e tyre. Kosova gjithashtu ka nevojë për të pasur perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar”./Gazeta Express