Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier tha se Amerika shpreh mirënjohjen e thellë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Diplomati amerikan ka vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës për misionet e tyre të kërkim-shpëtimit pas tërmetit që goditi Turqinë.
“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për FSK, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë një partner krenar i FSK-së”, ka shkruar ai në Twitter.
39 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë shërbyer në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi janë rikthyer mbrëmë në Kosovë dhe janë nderuar me medalje nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.