Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në aktivitetin “Nga eksodi në liri”, i cili u mbajt në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, për nder të Ditës së Çlirimit.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës, përfshirë këtu presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë shtetërorë, shkruan lajmi.net.
Ambasadori Hovenier në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se ndihet i nderuar të festojë këtë ditë përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik.
“23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar ambasadori.
Postimi i plotë:
I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin.