Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të flasë për takimin e tij të së enjtes që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për kp se kreu i ekzekutivit adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.
E Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e radhës.