Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.E., shtetas i Kosovës, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, nga neni 164 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, më 30 qershor 2022, në aksin rrugor Malishevë-Gjurgjicë, i pandehuri K.E., është zënë duke kontabanduar migrantë, me automjetin e tij, furgon të llojit “Mercedes”, ku kishte bërë marrëveshje paraprake me migrantët, për shërbimin e transportit dhe për shumën e parave që duhet të paguanin.
“I njëjti, nga fshati Dobroshë, Komuna e Prizrenit, i merr (34) tridhjetekatër shtetasit e huaj, Sirian, të dëmtuarit, A.B., M.B., I.A., A.H., M.A., A.A., A.A., M.D., O.K., A.A., M.A., F.K.,T.S., M.GJ., M.J.,T.A., A.A., A.B.,A.SH., H.A., Y.A., M.A., A.M., M. Rr., H.H., H.K., A.F., B.H., T.H., I.H., S.Y., M.Y., M.A.,A.M., për ti transportuar në drejtim të Mitrovicës, ku të njëjtit kishin synuar të shkonin në Serbi, e më pastaj në ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.
I pandehuri ndalohet nga policia, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku rezultoi se po kontabandonte me shtetas Sirian.
Ndaj të pandehurit E.K., Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga data 30 qershor 2022 gjendet në paraburgim.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.E., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./