Policia e Kosovës është duke kryer një aksion të gjerë në disa lokacione në kryeqytet.
Nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se ky aksion është vazhdimësi e hetimeve në rastin “Brezovica”.
Në këtë aksion raportohet se është bastisur edhe shtëpia e Berat Lahut, asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës.
Sipas Kallxo.com, i njëjti edhe është arrestuar.
Siç raportohet asamblisti i Vetëvendosjes ishte kërkuar edhe me herët për rastin ‘Brezovica’ por nuk ishte hasur në shtëpi. Me datën e 3 mars të këtij viti, Lahu i kishte shpëtuar arrestimit. Ai atë kohë kishte mohuar se iu ka bastisur shtëpia.
Bastisje raportohet se janë kryer edhe në edhe në në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të pronarit të kompanisë ‘Al Trade’, Bajram Gashanit, i cili dyshohet për ryshfet.