Katër persona, tre nga ta zyrtarë policorë kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në rrugën regjionale, Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në Klinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident janë të përfshira dy vetura, njëra ndër to e Policisë së Kosovës.
“Aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugorë – fshati Klinë. Në aksident janë të përfshira dy vetura, njëra policore. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, tre nga ta zyrtarë policorë”, ka thënë Zahiti.
Tutje Zahiti tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.