Opinionisti Arjan Konomi ka pësuar një aksident gjatë pushimeve në Jordani dhe mësohet se ka dëmtuar krahun.
Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë opinionisti me anë të një postimi në Instagram, ku shihet i shtrirë në shtratin e spitalit.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it.
Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem.
Nuk di ç’ka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, është shprehur Konomi.