Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit ku janë lënduar dy persona.
Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa të huaja.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në orën 08:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/