Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.
SI pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar katër persona.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Zaiti tha se në aksident të përfshira ishin dy vetura.
“Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, tha Zaiti.