Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prizren-Zhur.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të jetë janë lënduar.
Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se njëri prej të lënduarve është dërguar në spital, për tretman të mëtutjeshëm.
“Ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, një kamioni dhe një veture m ç’rast një person ka vdekur dhe dy janë lënduar në vendngjarje”, ka thënë shefi i operativës së Policisë së trafikut në Prizren, Azem Bytyqi.
Ndryshe gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj pjesëmarrësve në trafik./Lajmi.net/