Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.
“Rreth orës 19:30 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes një automjeti dhe një motoçiklete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, ndihmë mjekësore ka kërkuar motoçiklisti I cili është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai theksoi se njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri tek aksidenti./Lajmi.net/