Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në autostradën “Arben Xhaferin”.
I dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrethojave të autostradës.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, dy meshkuj dhe tri femra (katër shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Anglisë).
Të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Rasti është në procedurë hetimore.