Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Komoran-Drenas.
Në aksident janë përfshirë një këmbësore dhe dy automjete.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut. /Lajmi.net/