Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Kamenicë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot me 05.10.2022 rreth orës 12 :00 në Kamenicë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Policia e Kosovës njësitet e komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona”, tha ai.
Ai tha se Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardh deri te aksidenti.