Shumë herë është raportuar për rrezikun që po u kanoset qytetarëve si pasojë e përdorimit të E-trotinetëve vend e pavend.
Një aksident ka ndodhur sot në Prishtinë, pikërisht në mes një drejtuesit të një trotineti elektrik dhe një veture.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, ndërsa si pasojë ka patur edhe të lënduar.
Duhet përkujtuar që ditë më parë është raportuar edhe për një rast kur tek këmbët e drejtuesit e trotinetit elektrik po mbahej një fëmijë i vogël.
Rreziku i përdorimit të këtyre trotinetëve me shpejtësi tejet të madhe është edhe më i pranishëm çdo ditë.