Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, shkruan lajmi.net.
“Sot, rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, në segmentin rrugorë fshati Zhabar ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit pesë persona kan pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.