Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Prizren në fshatin Komoran.
Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
Në fotografi vërehet se një veturë ka përfunduar jashtë anësoreve të rrugës. Në vendin e ngjarjes janë parë policia, ndihma e shpejt dhe disa qytetarë që kanë dalë për të ofruar ndihmë.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje, dhe do t’ju mbajë të informuar lidhur me aksidentin.