Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur në rrugën Arllat Malishevë, ku si pasojë ka vdekur një person dhe kanë mbetur të lënduar pesë të tjerë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.
Ndërkohë, mediat kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes