Tetë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (e shtunë) te mensa e studentëve në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim e nevojshëm.
“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.