Një aksident trafiku në mes të tri veturave dhe një autobusi ka ndodhur sot në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Reporteri.net se një person ka mbetur i lënduar në aksident dhe janë shkaktuar dëme materiale.
“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen Veterniku, të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Borovci.
Po ashtu ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.