Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson angazhimin e bizneseve në sektorin e derivative të naftës për furnizim të rregullt të tregut në Kosovë.
Por, kjo organizatë thekson se është për t’u habitur me qendrimin e qeverisë për kërkesë të vazhdueshme për uljen e marzhës së fitimit të operatorëve ekonomikë, pa dhënë asnjë alternativë lehtësuese.
AKB propozon heqjen e akcizës në derivate, si model përmend disa shtete siç është Maqedonia, Sllovenia, Gjermania, të cilat hoqën përkohësisht akcizën. Së fundi dhe Hungaria ndërmori këtë hap dhe sot një liter naftë kushton 480 furinta apo 1.22 eu/liter.
Sipas AKB-së, përcaktimin e marzhës në Kosovë nga qeveria është antikushtetues por bizneset e Kosovës janë të gatshëm të bëjnë kompromise për të mirën e konsumatorëve por jo të krijojnë humbje vetes.AKB propozon që qeveria të heq akcizën përkohësisht deri në fund të verës pasi kjo kompensohet nga rritja e bazës së çmimit të derivateve të importuara nga dogana dhe TVSH, kurse bizneset të ulin marzhën e fitimi në 2% më shumica e 10% me pakicë për të kaluar më lehtë këtë krizën aktuale bizneset dhe konsumatorë e vendit.