Agjencia Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas rikthimit të reduktimeve të energjisë elektrike.
AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thotë se mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë.
AKB i kërkon qeverisë të bën çmos të zgjedh këtë problem nacional.
Komunikata e plotë e AKB-së:
Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë
Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri në Kosovë prodhuesve dhe bizneseve vendor,terri po kthehet , problemet me energji do i kushtojnë shumë bizneseve prodhuse dhe shërbyese si alternativë që do ti përdorin agregatët me derivate të cilat janë një her më të shtrenjta se në vitet e më hershme.
Qeveria e Kosovës nuk po arrin ti plotësoj as kushtet elementare për prodhuesit dhe bizneset vendore me at të energjisë elektrike.
Çmimi i prodhimeve dhe sherbimeve vendore rrezikon të shtrenjtohen në mungesë të energjisë elektrike për 6 orë mbrenda 24 orëve, për industrinë prodhuese do të jetë shumë më shumë se sa mund të kalukulohet saktësisht.
AKB i kërkon qeverisë të bën çmos të zgjedh këtë problem nacional.