Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast kryetari i AKB, Agim Shahini, tha se ky institucion është shtëpi që u ndërtua nga të gjithë, duke shtuar se objektivat e tyre mbesin fuqizimi i sektorit privat e reformat ekonomikeKurse tha se duhet të krijohen kushte për zhvillim ekonomik dhe investime të huaja.
“Po nderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë breza të tërë. Ne të gjithë jemi familje e madhe dhe atmosfera festive do të na bashkojë më shumë në kauzën tonë të përbashkët për zhvillimin ekonomik”.
“Dua të falënderojë secilin biznes. AKB-ja është shtëpi që u ndërtua nga të gjithë. Të gjithë kontribuuam me diçka. Veçoritë e ekipit tonë janë mobilizimi në kërkim të zgjedhjes efektive. Objektivat tona mbesin fuqizimi i sektorit privat e reformat ekonomike”.
“Qëllimi jonë do të jetë për hapje të vendeve të reja të punës. Ne duhet te punojmë për të ardhmen dhe të ndërtojmë të sotmen. Në çdo përvjetor kemi shënuar arritje. Në këtë përvjetor jemi të bashkuar për të kremtuar të arriturat tona. Ne duhet të krijojmë kushte për zhvillim ekonomik dhe investime të huaja”.