Aleanca Kosovare e Bizneseve konsideron se inflacioni i lartë dhe devalvimi i valutës së euros po e varfëron qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas AKB-së, inflacioni rreth 14 për qind dhe rënia e euros nuk ka ndodhur që nga dhjetori i vitit 2002.
Kësisoj, ata kanë kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa për të dalë nga kjo krizë.E nëse nuk ndodh kjo, sipas AKB-së do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve.
“Inflacioni rrethe 14% dhe devalvimi i Euro valutës rrethe 12% varfëron Kosovarët për 26%, të cilët nuk dine në këtë momente çfarë të bëjnë pas që qeveria nuk ka strategjinë të menaxhimit të këtyre situatave të krizës. Euro ka rënë rreth 12 për qind kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, kjo monedhe evropiane ka qenë me vlerë më të lartë se dollari po thuaj se gjatë tërë historisë së saj, hera e fundit që u tregtua nën dollar ishte dhjetori 2002”, thuhet në postim.
“AKB e vlerëson situatën tepër të rëndë për ekonominë e përgjithshëm dhe atë familjare pas krizës globale e cila ka goditur edhe Kosovën e cila edhe ashtu ishte e pa shënuar ekonomikisht nga kriza e covid-19. Qeveria, banka qendrore, bankat komerciale, bizneset dhe ekspertët duhej të punojnë ngushtë me njëra tjetrën për të dal nga kriza, për ndryshe Kosova do të futet edhe më thellë në krize që rrezikon mirëqenie qytetare dhe perspektivën evropiane”, thuhet më tej.