Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë për derivate të naftës.
AKB e ka quajtur këtë vendim antikushtetues.
“AKB e vlerëson vendim e Qeverisë së Kosovës antikushtetues i cili përmes Udhëzimit Administrativ(QRK) NR.03/2022 për Rregullimin e çmimeve të produkteve të Naftës dhe karburanteve te ripërtëritshme dhe masat tjera mbrojtëse tenton të ulë marzhën e fitimit tek sektori i naftarëve në shitjen me shumicë 2 cent € kurse me pakicë 12 cent €. Sektori i naftarëve në Kosovë është shumë i rëndësishëm në ekonominë vendore si i tillë nuk duhet injoruar dhe shkaktuar me vendim të njëanshëm.”, thuhet në njoftimin e AKB-së.
AKB në këtë rast vlerëson se kjo është ndërhyrje e padrejtë e Qeveris së Kosovës në ekonomin e tregut ku shteti ndërhynë në konkurrencën e lirë.
“Është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese të nenit 10 dhe 11 të kushtetutës sepse sa i përket momentit të ndërhyrjes në çmime, neni 11 ka vetëm 3 raste, ndërsa në nenin 15 është tejkaluar kompetenca e nenit 11, duke shtuar disa rate të ndërhyrjes në çmime. Ky udhëzim administrativ nuk është detyrues derisa është Antikushtetues, me këtë udhëzim ngriten shumë çështje që kanë të bëjnë me shitjen e derivateve në Kosovë. Së pari Buxheti i Shtetit humb 10% më pak tatim në fitim e që kjo tashmë do të tatohet në shtet tjera eksportuese duke e fsheh marzhën e fitimit përmes rabatit, së dyti lind ideja e sektorit të naftarëve se a duhet të respektohet ky udhëzim antikushtetues dhe së treti Qeveria me këtë hap jo bashkëpunues me komunitetin e biznesit të këtij sektori i rebelon naftarët duke bërë hapa gjithmonë në dëm të shtetit dhe konsumatorëve dhe vetvetes duke i bojkotuar importet, se a do të respektohet ky vendim apo jo mbetet të shihet në ditët në vijim pasi që ky vendim do të shkoj në instanca gjygjësore për interpretim dhe vendim final.”, thuhet tutje në reagimin e AKB-së.
Reagimi i plotë i AKB-së:
AKB e vlerëson vendim e Qeverisë së Kosovës antikushtetues iI cili përmes Udhëzimit Administrativ(QRK) NR.03/2022 për Rregullimin e çmimeve të produkteve të Naftës dhe karburanteve te ripërtëritshme dhe masat tjera mbrojtëse tenton të ulë marzhën e fitimit tek sektori i naftarëve në shitjen me shumicë 2 cent € kurse me pakicë 12 cent €.
Sektori i naftëtarëve në Kosovë është shumë i rëndësishëm në ekonomin vendore si i tillë nuk duhet injoruar dhe shkaktuar me vendim të njëanshëm.
AKB në këtë rast vlerëson se kjo ndërhyrje e pa drejt e Qeveris së Kosovës në ekonomin e tregut ku shteti ndërhynë në konkurrencën të lirë është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese të nenit 10 dhe 11 të kushtetutës sepse sa i përket momentit të ndërhyrjes në çmime, neni 11 ka vetëm 3 raste, ndërsa në nenin 15 është tejkaluar kompetenca e nenit 11, duke shtuar disa rate të ndërhyrjes në çmime.
Ky udhëzim administrativ nuk është detyrues derisa është Antikushtetues, me këtë udhëzim ngriten shumë çështje që kanë të bëjnë me shitjen e derivateve në Kosovë. Së pari Buxheti i Shtetit humb 10% më pak tatim në fitim e që kjo tashmë do të tatohet në shtet tjera eksportuese duke e mshef marzhën e fitimit përmes rabatit, së dyti lind ideja e sektorit të naftarëve se a duhet të respektohet ky udhëzim antikushtetues dhe së treti Qeveria me këtë hap jo bashkëpunues me komunitetin e biznesit të këtij sektori i rebelon naftarët duke bërë hapa gjithmonë në dëm të shtetit dhe konsumatorëve dhe vetvetes duke i bojkotuar importet, se a do të respektohet ky vendim apo jo mbetet të shihet në ditët në vijim pasi që ky vendim do të shkoj në instanca gjygjsore për interpretim dhe vendim final.
Pra duhet të anulohet dhe revidohet neni 15 i ligjit të naftës, i dal jashtë kushtetutës dhe duhet te anulohet dhe revidohet edhe udhëzimi për Naftën në rastin e ndërhyrjes se çmimeve. Ku përveç shkeljeve ligjore, duhet të jenë pjesëmarrës edhe komuniteti i biznesit e jo vetëm të pyeten sa për formalitet. Me Udhëzimin Administrativ duhet te caktohet edhe përqindja e profitit, nën të cilën nuk mund të ndërhyhet edhe në rastet që e parasheh kushtetuta.
Ky udhëzim ende nuk është publikuar në gazetën zyrtare, mirëpo kërkesa jonë është që këtë udhëzim ta apelojmë në Gjykate fillimisht për pezullim, e mandej të vazhdohet procedura edhe për anulimin e tij të plotë, pasi që ky udhëzim është në kundërshtim me ligjin për derivate të naftës neni 15.
Neni 15 Rregullimi i çmimeve 1. Çmimet e produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme i përcakton tregu i lirë. 2. Për të mbrojtur konsumatorin, për të mbrojtur konkurrencën, për të mënjanuar çrregullimet në treg ose për shkaqe të tjera të interesit shtetëror, Qeveria me akt nënligjor të propozuar nga Ministri përcakton rregullimin e çmimeve dhe masa të tjera mbrojtëse në këto raste: 2.1. mungesa e papritur dhe e vazhdueshme e produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtërishme; 2.2. fatkeqësia natyrore; 2.3. mospërshtatja e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror; 2.4. dallimi i pajustifikueshëm i çmimeve vendore nga çmimet në vendet fqinje. 3. Rregullimi i çmimeve sipas paragrafit 2 të këtij neni përfshin caktimin e çmimit maksimal dhe të margjinës së lejuar të shitjes me shumicë dhe pakicë. 4. Për të hartuar aktin nënligjor nga paragrafi 2 i këtij neni, Ministri këshillohet me ministrin përgjegjës për financa, Autoritetin e Konkurrencës, Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shoqatën e Kompetente.
Dhe ne kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës të nenit 10 (Neni 10 Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.)
Sepse Udhëzimet administrative janë vetëm interpretim i ligjeve dhe ky udhëzim administrativ është në kundërshtim me ligjin e derivateve dhe Kushtetutën e Kosovës.
AKB i kërkon Qeverisë rishikimin e këtij Udhëzimi Administrativ dhe të merr një vendim tjetër të heqjes së akcizës në derivate dhe të përcakton limitin e marzhës në bashkëpunim me komunitetin e bizneset.
Gjithashtu i njofton Bizneset që secili vendim me shkelje kushtetuese. ligjore dhe procedurale nuk i obligon ta respektojnë, por mund ta adresojnë në Gjykatë për interpretim. Gjithashtu i bëjmë thirrje MINT dhe Qeverisë mos ti penalizoj Bizneset, deri ne sqarimin përfundimtarë nga Gjykata.
AKB ka gatishmërinë në vazhdimësi të jetë në funksion të zgjidhjes se kësaj çështje, duke ofruar edhe ndërmjetësimin e saj. Dhe në ç’do çështje tjetër të nevojshëm ne këto rrethana çrregullimesh ekonomike. Sugjerojmë Qeverinë që zgjidhjet të bëhen në bashkëpunim me komunitetet e bizneseve ne përgjithësi, por jo duke mare vendime te njëanshme dhe të pa koordinuara edhe me mundësit e Komunitetit të Bizneseve.