Para disa kohësh në një intervistë televizive, këngëtari shqiptar, Capital T, u shpreh se nuk ka tradhtuar kurrë.
Kësaj deklarate nuk po i beson shumë moderatorja e njohur shqiptare, Erjola Doçi, shkruan lajmi.net.
Në një intervistë dhënë për “RTV Ora”, Erjola u shpreh se reperi gënjen që nuk ka tradhtuar.
“Do e zgjidhja Capital T, po të mos thoshte që nuk kam tradhtuar kurrë. Nuk mendoj se gënjen, ai gënjen. Po shohim femra shumë të arrira në botë që janë tradhtuar, kjo vjen si aspekt gjenetik dhe hormonal i mashkullit”, ishte deklarata e saj për reperin që u bë virale në rrjete sociale.