Asociacioni i gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të raporti për vitin 2022 të Human Rights Watch – HRW, të publikuar më 12 janar 2023, ku monitorohen të drejtat e njeriut në më se 100 vende të botës, përfshihet edhe Kosova.
AGK përmes një komunikate thotë se në raportin për Kosovën, rëndësi e veçantë iu kushtua kushteve të punës së gazetarëve, ku u vu theks mbi sulmet, kërcënimet dhe ngacmimet në drejtim të tyre.
“Raporti e vë në pah gjuhën e përdorur nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, i cili në fillim të vitit të kaluar iu referua mediave dhe gazetarëve si “Organizatë e Përbashkët Kriminale”, si dhe gjuhën denigruese të Luan Dalipit, Shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili i quan mediat “biznese kriminale” . Z. Sadriu në shkurt, ndërsa z. Dalipi në mars këto pastime i bënë në rrjetin social “Facebook”. HRË iu referua raportimeve të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK ku citohet se “në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësim në platformat e rrjeteve sociale””, thuhet në reagimi ne AGK-së.
Sipas AGK në raportin e HRË këto deklarata u cilësuan si shtytëse për krijimin e një ambienti armiqësor për gazetarët, ku ndër të tjera u tha se “deklarata të tilla rrezikojnë të ulin besimin e publikut në media dhe se po krijojnë ambient armiqësor për gazetarët”.