Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, gjatë ditës së premte ka zhvilluar një takim me ish lojtarët e futsallit, Agon Ramadani dhe Getart Hysenin, raporton Demokracia.com.
Sipas njoftimit të FFK-së presidenti Ademi e ka emëruar Agon Ramadanin si përzgjedhës të kombëtares A në futsall.
“Pas një përvoje të gjatë në këtë sport, presidenti Ademi u ofroi hapësirë për të kontribuar edhe më tutje në futsall por tani duke qenë të përfshirë direkt me pozita zyrtare. Falë kontributit të dhënë si ndihmës trajner në kombëtaren A, i pari i FFK-së e emëroi Agon Ramadanin përzgjedhës të ri. Ai në këtë pozitë e pason Arben Simitçiun me të cilin kishin punuar bashkë tash e disa vite, ndërkaq Getart Hysenin e angazhoi si ndihmës trajner, duke e bërë pjesë të ekipit Kombëtar në futsall”, thuhet tutje në njoftim.
Nga ana tjetër presidenti i FFK-së Ademi iu ka uruar suksese dy ish lojëtarëve të futsallit.
“Presidenti Ademi ju uroi shumë suksese në detyrat e reja të dy ish-lojtarëve të futsallit dhe u kërkoi që të punojnë me përkushtimin më të madh që Kosova të arrijë sa më shumë suksese. Nga ana tjetër, dy të angazhuarit, falënderuan presidentin Ademi për besimin e dhënë dhe premtuan se nga përvoja dhe njohuritë e tyre, do të japin më të mirën për Kosovën, thuhet në njoftim”.