Kuvendi Komunal i Prishtinë miratoi Buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2023 në vlerë 105 milion e 675, 981 €. Ky është buxheti më i madh në historinë e komunës.
Buxheti është i planifikuar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe paraqet një pjesë të projekteve të premtuara në vjeshtën e kaluar.
Sipas asamblistëve që votuan pro buxhetit, infrastruktura brenda qytetit, zgjidhja e problemeve në komunikacion, ndërtimi i pesë shkollave dhe dy çerdheve të reja (përveç 3+3 të tjera me buxhet donacion) etj. do të jenë prioritetet e buxhetit 2023.
Ndërsa ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të jetë gjithashtu një investim tjetër i cili do të jetë investimi më i madh në vend që ka ndodhur ndonjëherë në shëndetësinë lokale.