Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, oficerët e doganës kanë konfiskuar dje 50 fishekë.
Të njëjtat u kapën nga valixhja e një personi të dyshuar (mashkull) menjëherë pas mbërritjes së tij, transmeton klankosova.tv.
Sipas policisë, municioni është sekuestruar dhe rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.