Administrata Komunale në komunën e Prizrenit do të punojë edhe të shtunave për muajin korrik dhe gusht.
Sipas njoftimit të komunës është zgjatur orari i punës i Sektorit të Gjendjes Civile dhe Shërbimeve Komunale, të cilat do të punojnë edhe të shtunave nga ora 09:00 deri në orën 13:00, gjatë muajit korrik dhe gusht (23.07.2022 – 13.08.2022).
Pra, kjo administratë do të punojë katër vikende me radhë.
Sipas komunës kjo është bërë për shkak të rritjes së vëllimit të punës pas ardhjes së bashkatdhetarëve.