Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me Qeverinë për liberalizimin e vizave, veteranët, Trustin e disa çështje tjera.
Ai ka shkruar se kësaj radhe nuk është faji i qeveritarëve për mosliberalizimin e kosovarëve, por i evropianëve, e në kohën kur ishin në opozitë, faji ishte i tyre. Ai ka folur edhe për lënien jashtë të veteranëve të UÇK-së, për të cilët thotë se të mirë ishin vetëm në luftë e se sot në paqe nga kjo Qeveri trajtohen si tepricë e panevojshme.
Postimi i tij i plotë:
• Nuk ka liberalizim të vizave. Kësaj radhe për qeveritarët e sotëm, fajtor për këtë janë vetëm evropianët e më parë ishin vetëm vendorët të cilët fajsoheshin shumë dhe për të cilët kërkohej dorëheqje pse nuk i fitonim vizat.
• Nuk ka rritje pagash për veteranët. Ata ishin të mirë vetëm dje në luftë. Sot në paqe nga kjo Qeveri trajtohen si tepricë e panevojshme.
• Nuk ka trust për qytetarët që janë në hall të madh financiar. Por ka përgjigje nga Qeveria – Trusni
• Nuk ka zbritje të çmimeve të energjisë elektike. Fajtor sipas qeveritarëve janë ata që deshtën me i ul këto çmime, prandaj intervenoi gjykata që kjo ulje çmimi të mos ndodh.
• Nuk ka anëtarësim në Këshill të Evropës. Faji prap gjendet diku tjetër e sidomos në të kaluarën, por ai nuk është i Qeverisë në asnjë variantë dhe për asgjë.
• Nuk ka ‘Marrëveshje të re me Serbinë për energjinë’. Ajo e djeshmja sipas qeveritarëve të sotëm e opozitarëve të djeshëm ishte tradhëti dhe rrugë që Serbia të kthehet në Kosovë. Marrëveshja e sotme, që është e njëjta, është forcim i pavarësisë sipas Qeverisë.
• Nuk ka lajme ende nga afera e Ambasadorit Berishaj. Mos transparenca është politika më e mirë për ata që kanë çka të mbajnë të fshehur, si paret në çantën e ambasadorit misterioz.