Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se sot në Kosovë politika po përzihet në gjyqësor.
Abdullahu, po ashtu ka thënë se kryeministri dhe presidentja nguten të japin vlerësime para involvimit të prokurorisë dhe këtë ata e bëjnë, sipas Abdullahut, me qëllim që të disiplinojnë gjyqësorin.
Tutje zëdhënësi i PDK-së e ka komentuar edhe rastin e Martin Berishajt, duke thënë se Kurti dhe Osmani bëjnë vlerësime se Berishaj nuk është fajtor, gjë që, sipas Abdullahut, është disiplinim populist i gjyqësorit.
Postimi i tij:
DIKTATURA POPULISTE
Sot në Kosovë politika përzihet në gjyqësor. Kryeministri edhe Presidentja nguten të japin vlerësime para involvimit të prokurorisë. Këtë e bëjnë me qëllim që ta diciplinojnë gjyqësorin. Kush është hajn e kush nuk është pytet Kurti dhe znj. Osmani. Rasti i Martin Berishajt është ilustrim tipik i kësaj DIKTATURE POPULISTE. A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po. Qe pse. Sepse nëse sipas kësaj mendësie qeverisëse gjyqësori dhe të gjitha llojet e pushteteve kanë qenë të kapura qe 20 vjet, pra të korruptuara, është politika ajo që duhet t’i çkap e shpëtoj nga këto kthetra.
Pra politika sot sipas kësaj mendësie është e moralshmja, drejtësia e vërteta, kurse gjyqësori duhet të jetë nën politikën. Prandaj edhe Kurti edhe Presidentja dalin me konstatime e vlerësime se Martin Berishaj nuk është fajtor apo se është malësor i ndershëm. Ky është diciplinim populist i gjyqësorit. Ec e bënë diçka për këtë aferë prokuroria kur pushteti ka dhënë vlerësimin dhe kualifikimin. Thjesht ky vlerësim pushtetar është bërë aktgjykim përfundimtar.