Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me personalitete të ndryshëm.
Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu.
Abdullahu në postimin e tij në Facebook, ka thënë se, Krasniqi po vazhdon takimet e tij në Uashington, ndërsa zyrtarëve të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, nuk iu janë lejuar vizitat.
“Veç thash tua kujtoj se Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vazhdon takimet e tij në Uashington. Do do të Qeverisë Kurti s’kanë mujt me shku atje, në të vërtetë nuk u është leju të shkojnë”, ka thënë Abdullahu.
Kujtojmë se javë më parë, Ministres së Drejtësis, Albulena Haxhiut, i është shtyrë vizita e saj e planifikuar për në SHBA për një datë tjetër.
Përveç Haxhiut, edhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i është shtyrë vizita për në SHBA.
Lidhur me këtë kishte reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili kishte thënë se Kosova është në krizë dhe se, nuk është koha e duhur të realizohen vizita jashtë vendit.