Lumir Abdixhiku, kryetar Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë vizitës së tij në Kongres është takuar me kongresmenin Demokrat Dutch Ruppersberger.
I pari i LDK-së ka thënë se, roli i kongresmenit në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Kosovën është mundësi e madhe për ne.
Tutje, ai ka treguar se pjesë e diskutimit ishte shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme.
Postimi i plotë:
Në Kongres u prita dhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri Përvoja e tij disadekadëshe në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne.
Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë.