TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Abdixhiku pret shkarkimin e Berishajt dhe kërkimfalje për rehabilitimin e Ivanoviqit: Këto skandale s’kalohen në heshtje

23/01/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Abdixhiku: Nuk varemi prej asaj që bën Putini, por asaj që bën Albini
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar për dy skandalet e fundit, siç i ka quajtur ai, amnistimin e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci dhe rehabilitimin e Oliver Ivanoviqit, politikanit serb që u vra para pesë vjetësh.

Abdixhiku tha se janë ende në pritje të veprimeve nga ana e Qeverisë.

“A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?”, ka pyetur kreu i LDK-së.

Ai tha se do të vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e Martin Berishajt dhe kërkimfalje nga kryeministri Albin Kurti për rehabilitimin e Oliver Ivanoviqit.

Postimi i Lumir Abdixhikut:

 

Amnistues të Martin Berishaj.

Rehabilitues të Oliver Ivanoviq.

 

Ende në pritje të veprimeve.

 

I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.

I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?

A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?

 

Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit.

 

Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!

 

Tags: Lumir Abdigjiku
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident trafiku në Viti, lëndohen gjashtë persona

Next Post

Fajon e Lajçak flasin për zhvillimet në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi

Related Posts

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
Kosovë

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim

by TV OPINION
31/01/2023
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja
Ballina

Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

by TV OPINION
31/01/2023
Brnabiq për deklaratën e Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu s’ka kuptim
Kosovë

Bërnabiq: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

by TV OPINION
31/01/2023
Vizita e Kurtit-Osmanit në SHBA, Haziri: Në kohën e LDK-së takimet ishin në nivel presidentësh
Ballina

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe

by TV OPINION
31/01/2023
Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme
Kosovë

Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme

by TV OPINION
31/01/2023
Next Post
Fajon e Lajçak flasin për zhvillimet në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi

Fajon e Lajçak flasin për zhvillimet në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi

Te fundit

G7 ndan 14 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

G7 ndan 14 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

28/06/2022
Deliu-Kodra: Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën

Deliu: Kurti injoroi komunat që nuk i kontrollon, duhet fond emergjent pas vërshimeve

26/01/2023
Një ton pelet shkon në 400 euro nga 179 sa ishte

Një ton pelet shkon në 400 euro nga 179 sa ishte

13/07/2022
Hyseni: Shpresoj që krerët e Kosovës ta kenë kuptuar urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë

Hyseni: Shpresoj që krerët e Kosovës ta kenë kuptuar urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë

27/07/2022
Ekzekutimi i tre të rinjve në Fushë-Krujë, mbi 20 persona shoqërohen në polici

Ekzekutimi i tre të rinjve në Fushë-Krujë, mbi 20 persona shoqërohen në polici

18/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Diell Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
  • Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?