Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar rreth takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se, nuk ka parë ndonjë planë konkret për zgjidhjen e çështjet se re të krijuar në vakuumin institucional në veri të vendit, shkruan lajmi.net.
Po ashtu i pari i LDK-së tha se nga Kurti, nuk panë as ndonjë lëvizje për gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.
“Si LDK jemi përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit, ku kemi shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo hap që synon sigurinë e vendit. Nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në vakuumin institucional të e krijuar në veri të vendit. Siç dhe nuk pamë ndonjë lëvizje për gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Tutje, ai shtoi se Kosovë nuk duhet të bjerë pre e kurtheve të destabilizimit të vendi, nga faktorë që burojnë në Beaograd, ku përsëriti që nuk ka dëgjuar ndonjë plan për të dalë nga situata aktuale.
“Kosova nuk bjerë pre e kurtheve të destabilizmit të vendit, nga faktorë që burojnë në Beograd. Për një ecje të tillë qeveria e Kosovës do të ketë mbështetje të LDK-së. Kërkojmë koordinim të plotë me aleatët tonë ndërkombëtarë për të stabilizuar situatën e sigurisë në kuvend. Nuk pamë planë dhe nuk dëgjuam ndonjë planë për të dalë nga kjo situatë. Destabilzimi buron nga sjelljet e Vuçiqit, në përballje të tillë është jetike që të Kosova të koordinohet me aleatët e vet”, vijoi tutje Abdixhiku.
Më tej, ai tha se qeveria duhet të sigurojë edhe ligjshmëri edhe aleatët e vet, kjo sepse Kosovës i sjell siguri edhe avancim, kur është me aleatët.
Ai po ashtu njoftoi se nga Kurti, kanë kërkuar që temën e Serbisë të mos e bëjë temë të brendshme në Kosovë.
“Ne kërkojmë që kjo qeveri të sigurojë edhe ligjshmërinë edhe aleatët e vet. Sepse historia e Kosovës na ka mësuar qartë që çdo ecje me aleatë i sjell Kosovës edhe siguri edhe avancim. I kërkuam kryeministrit që temën e Serbisë të mos e bëjë temë të diskutimit publik të brendshëm në Kosovë. Në një pjesë diskutuam edhe çështjen e dialogut. Biseduam edhe për konceptet e kryeministrit sa i përket marrëveshjes”, ka thënë Abdixhiku.
Përndryshe, përveç Abdixhikut, në takim me Kurtin kanë marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së Memli Kransiqi, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.