Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, derisa ka konfirmuar tentim-atentatin ndaj tij ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme.
Këtë deklarim Abdixhiku e bëri para mediave, derisa shtoi se nuk ndjehet i rrezikuar.
“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje më të hollësishme.